Politike

Kriza politike/ Zyrtari i DASH zbarkon në Tiranë, takim me të gjithë krerët politikë

4 Shtator 2019, 08:40 Nga DOSJA
Kriza politike/ Zyrtari i DASH zbarkon në Tiranë, takim me të

TIRANË– Ditën e sotme zyrtari i DASH David Konstelancik ka zbarkuar në Tiranë dhe ka zhvilluar takime me krerët politikë në vend. 

Në orën 11:00, Konstelancik zhvilloi një takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin. Gjatë takimit me Ruçin ai u shpreh se Reforma në drejtësi dhe Vettingu mbështeten fort nga SHBA.

Më pas zyrtari i DASH është takuar me me Sekretarin e Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit theksoi se qeveria shqiptare me në krye Edi Ramën është e angazhuar maksimalisht për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA.

Konstelancik zhvilloi një takim gjithashtu edhe me kryeopozitarin Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhin.

Pas takimit, kreu i opozitës u shpreh se me zyrtarin amerikan zhvilloi një diskutim konstruktiv. Kryemadhi theksoi se duhet ugjent hapja e negociatave me Shqipërinë.

Në orën 17:00 Konstelancik ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi është bërë në ambientet e kryeministrisë.  

Gjatë këtyre takimeve, diplomati i karrierës Kostelancik ka kërkuar normalizimin e situatës me qëllim uljen e palëve në dialog për të kapërcyer ngërçin politik. Gjithashtu në focus të bisedave ka qenë edhe vendimi për hapjen e negociatave në mes të Tetorit për Shqipërinë.

J.V/f.m/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike david konstelancik kriza politike në vend zyrtari i dash në tiranë david konstelancik kriza politike në vend zyrtari i dash në tiranë

Sondazh

Poll

Politike 3 Shtator 2019, 18:01

Lulzim Basha ka mbledhur këtë mbrëmje në selinë e PD gjithë të deleguarit e partisë së tij në qarqe. “BalkanWeb” mëson se në mbledhje po diskutohet për plotësim...