Bota

Video prekëse- Qeni bllokohet në makinë, pronarët janë zhdukur

Siç duket edhe nga pamjet e nxjerra nga mediat italiane, qeni sheh që ka persona pranë tij dhe leh që të vihet re dhe të shpëtohet.

28 Nëntor 2022, 15:40 Nga k.m.
Video prekëse- Qeni bllokohet në makinë, pronarët janë
Foto nga videoja

ITALI- Një qen ka mbetur i bllokuar në makinën e pronarëve të zhdukur, pas rrëshqitjes së dheut në Casamicciola, Ischia. Siç duket edhe nga pamjet e nxjerra nga mediat italiane, qeni sheh që ka persona pranë tij dhe leh që të vihet re dhe të shpëtohet.

Ndërkohë që pronarët e tij as nuk dihet se ku janë, apo nëse janë gjallë, teksa qeni duket i sigurt dhe në të ngrohtë brenda mjetit. Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave të Casamicciola Terme, në Ischia, Itali ka lënë të vdekur deri tani 8 persona dhe 4 të zhdukur në këtë zonë, ndërsa autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

itali

Sondazh

Poll