Bota

FOTOGALERI/ Kaos, tym e flakë në rrugët e Brukselit pas humbjes me Marokun, kryebashkiaku: Nuk janë tifozë por rebelë

Pas ndeshjes tifozët e irrituar dolën në rrugët e kryeqytetit duke shkatërruar, djegur makina dhe thyer gjithçka, duke shkaktuar kështu kaos në rrugë. Kjo bërë që Policia të ndërhynte për të shpërndarë turmën. Tensionet u përshkallëzuar edhe më tej pas përfshirjes së tifozëve marakonë.

28 Nëntor 2022, 14:45 Nga e.k
FOTOGALERI/ Kaos, tym e flakë në rrugët e Brukselit pas humbjes
Pamje nga rrugët në Bruksel

BRUKSEL- Brukseli është përfshirë nga një valë protestash dhe trazirash pas humbjes së ndeshjes nga ana e Belgjikës në Kupën e Botës kundër Marakut. Pas ndeshjes tifozët e irrituar dolën në rrugët e kryeqytetit duke shkatërruar, djegur makina dhe thyer gjithçka, duke shkaktuar kështu kaos në rrugë. Kjo bërë që Policia të ndërhynte për të shpërndarë turmën. Tensionet u përshkallëzuar edhe më tej pas përfshirjes së tifozëve marakonë. Lidhur me ngjarjen ka ka reaguar edhe vetë kryebashkiaku i Brukselit, Philippe Close i cili dënoi dhunën, duke shkruar në Tëitter se policia u detyrua të vepronte me ashpërsi.

"Ata nuk janë tifozë, ata janë rebelë. Tifozët marokenë janë atje për të festuar," tha Close.

Pamejt e shpërndarë në mediat vednase dhe të huaja tregoi kaosin që mbizotoroi në rrugë. Më shumë se 100 efektivë policie u angazhuan në shpërndarjen e turmës. Ata përdorën gaz lotësjellës për shpërndarjene  tyre pasi protesta mori një shkallë të lartë rrezikshmëria kur tifozët nisën të thyejnë xhapat e biznesve përgjatë rrugës ku kalonin. Fitorja e së dielës kundër Belgjikës ishte fitorja e parë e Marokut në një Kupë Bote që kur ata mundën Skocinë në 1998.

belgjike

Sondazh

Poll