Bota

Lufta në Ukrainë/ Rusia këmbëngul se centrali bërthamor ukrainas mbetet nën kontrollin e tyre

Dje, kreu i kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore të Ukrainës tha se kishte shenja se forcat ruse mund të përgatiteshin për të liruar uzinën e madhe të Zaporizhzhia, të cilën e kapën në mars, menjëherë pasi pushtuan Ukrainën

28 Nëntor 2022, 13:36 Nga a.l
Lufta në Ukrainë/ Rusia këmbëngul se centrali bërthamor
Zaporizhja

RUSI- Termocentrali bërthamor Zaporizhja në Ukrainën jugore mbetet nën kontrollin rus, thanë sot në mëngjes autoritetet e instaluara nga Moska në qytetin e afërt Enerhodar. Kjo deklaratë vjen pasi një zyrtar ukrainas sugjeroi se forcat ruse po përgatiteshin të largoheshin.

"Mediat po përhapin në mënyrë aktive lajme të rreme se Rusia gjoja po planifikon të tërhiqet nga Enerhodar dhe të largohet nga (uzina). Ky informacion nuk është i vërtetë," shkroi administrata e instaluar nga Rusia në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Dje, kreu i kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore të Ukrainës tha se kishte shenja se forcat ruse mund të përgatiteshin për të liruar uzinën e madhe të Zaporizhzhia, të cilën e kapën në mars, menjëherë pasi pushtuan Ukrainën, shkruan SkyNews. 

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike dëshiron që të krijojë një zonë mbrojtëse rreth centralit bërthamor. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll