Bota

Kurti uron ditën e Flamurit nga Vlora: Të punojmë bashkë sepse duam dhe sepse duhet

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se sot në Vlorë në 110-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë kanë kujtuar historinë, sakrificën dhe lavdinë e atyre që besuan në një vend të pavarur.

28 Nëntor 2022, 15:17 Nga I.A
Kurti uron ditën e Flamurit nga Vlora: Të punojmë bashkë
Pamje nga Vlora

VLORË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Vlora ka uruar shqiptarët për 28 nëntorin, Ditën e Flamurit. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se sot në Vlorë në 110-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë kanë kujtuar historinë, sakrificën dhe lavdinë e atyre që besuan në një vend të pavarur.

Postimi i plotë:

Nëntori i Flamurit dhe Forcës. Sot, në Vlorë, në 110-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kujtuam historinë, përkujtuam sakrificën dhe nderuam lavdinë e atyre që besuan sepse ëndërruan, punuan sepse besuan. Çdo vit, 28 Nëntori na bën bashkë. 28 Nëntori është pikënisja dhe pikëprerja e kombit tonë. E ne duhet të jemi më shpesh bashkë. Të punojmë bashkë. Të rrugëtojmë bashkë. Sepse duam. Sepse duhet. Ndërkaq dje, ndërkohë që në Tiranë po mbanim mbledhjen e parë të përbashkët të Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, në Prishtinë, shënuam Ditën e Forcës. Për Qeverinë, ky ishte viti i ushtrisë. Me një ndarje buxhetore prej 123 milionë euro, që tejkalon çdo vit paraprak; e me 99% më tepër investime në blerje ushtarake përgjatë këtij viti, ushtria jonë po konsolidohet në aspektin profesional e operacional. Përkrahë aleatëve tanë po kontribuojmë në mbrojtjen e vlerave universale të lirisë, paqes dhe demokracisë. Forca e Sigurisë së Kosovës është forca e pashtershme e brezave të tërë të popullit tonë luftëtarë, të vendosur e të pathyeshëm. Urime të gjithëve 28 Nëntori, Dita e Flamurit! Le t’i gëzohemi sukseseve të secilit shqiptar. Le t’i bëhemi krah secilit shqiptar.

albin kurti 110 vjetori i pavaresise

Sondazh

Poll