Bota

‘Ta kisha premtuar’/ Vajza e Jakup Krasniqit fejohet në Hagë: Festat do i bëjmë gjithnjë bashkë

Gresa ka ndarë foto nga momenti dhe shkruan se vendin e ka zgjedhur si një premtin ndaj babait të saj.

28 Nëntor 2022, 13:52 Nga k.m.
‘Ta kisha premtuar’/ Vajza e Jakup Krasniqit fejohet në
Gresa Krasniqi dhe i fejuari i saj

HAGË- Vajza e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Gresa është fejuar në Hagë për të qenë pranë të atit, i cili ndodhet në burg. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet e saj sociale, Gresa ka ndarë foto nga momenti dhe shkruan se vendin e ka zgjedhur si një premtin ndaj babait të saj.

"Te fejuar! E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë! “Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhash diten që fillova te flas. Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi! E jotja, Gresa! Familjarë dhe miq, faleminderit për urimet! Gresa dhe Sadiku,"-shkruan ajo në rrjetet e saj sociale.

POSTIMI I PLOTË:

gresa krasniqi jakup krasniqi

Sondazh

Poll