28 Nëntor 2022, 13:19
Nga e.k
Iljasa Fazliu
KOSOVË- Logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu, i cili akuzohet se ka dhunuar 5-vjeçaren me autizëm do të qëndrojë 1 muaj në paraburgim, kjo është masa që ka dhënë Gjykata e Gjilanit ndaj tij. Po me këtë masë janë dënuar dhe dy familjarët e vajzës që pas ngjarjes dhunuan Fazliun. Logopedi e ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen nga spitali. Ndërsa për gjendjen shëndetësore të Fazliut ka folur drejtori i Spitalit në Gjilan, Arsim Emini. Ai tha se pacienti është nën kontroll të mjekëve dhe se ndodhet në repartin e internës.
“Ai është nën kontroll të mjekëve, nuk është diçka në rrezik. Ai ndodhet në repartin e internës”, tha Emini.
VENDIMI I GJYKATËS:
Gjykata cakton masën e paraburgimit ndaj tre të pandehurve Gjilan, 28.11.2022 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve I. F., I. Sh. dhe R. V. Ekziston dyshimi bazuar se i pandehuri I. F., me datë 26 nëntor 2022, në intervalin kohor prej orës 10.00-11.00 minuta, në ordinancën private, në cilësinë e mjekut Defektolog –Logoped, haptas ka përdorur metodë të pa përshtatshme për trajtim dhe nuk ka zbatuar rregullat e profesionit të logopedit, ashtu që gjatë seancës për trajtim të fëmijut të moshës 3 vjeçare, me gjendje të autizmit, ndaj të njëjtës ka përdorur fjalë të ndryshme ofenduese dhe degraduese, kështu që i pandehuri me veprimet e tij bie ndesh me nenin 94 paragrafi 4 nënparagrafi 4.4 të Ligjit mbi Shëndetësinë, duke mos iu përmbajtur parimeve etike dhe profesionale gjatë ushtrimit të kujdesit shëndetësor, përmes të cilave ka ndikuar në keqësimin e gjendjes shëndetësore të fëmijut. Me këto veprime i pandehuri I. F. dyshohet se ka kryer veprën penale trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Të pandehurit I. Sh. dhe R. V. më datë 26 nëntor 2022, rreth orës 12.52 minuta, në lokalin që ndodhet në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në bashkëkryerje dhe me përdorimin e atëqasshëm të dhunës, për shkak të trajtimit të pandërgjegjshëm të fëmijut me autizëm, me dashje i kanë shkaktuar lëndime trupore të pandehurit tani të dëmtuarit I. F., ashtu që fillimisht i pandehuri I. Sh., i revoltuar nga sjellja e mjekut ndaj fëmijut, hynë dhe i drejtohet të dëmtuarit duke e fyer me fjalë të ndryshme ofenduese, e më pas e sulmon duke e goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ndërhyn edhe i pandehuri R. V., duke e kapur të dëmtuarin për krahu duke e mbajtur nën kontroll, e më pas duke e tërhequr zvarrë për të nxjerrë jashtë lokalit, ku gjatë kësaj tërheqje i dëmtuari rrëzohet për toke dhe të dy të pandehurit e godasin me grushte dhe shkelma në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit. Të pandehurit me këto veprime dyshohet të kenë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, ngase masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.
Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik në Kosovë dyhsiohet se ka ndodhur disa ditë më parë por u bë publik vetëm mbrëmjen e djeshme pas publikimit të një video ku shihej sesi logopedi dhunonte 5-vjeçaren me autizëm. Familjarët e të miturës pas kësaj ngjarje kanë dhunuar Iljaza Fazliun, i cili momentalisht ndodhet në spital ku dhe do i jepet masa e sigurisë nga Gjykata. Kjo ngjarje e rëndë vjen vetëm pak ditë pasi një tjetër rast dhune tronditi opinion në Koosvë ku shihej se tre infermiere në një azil në Pejë dhunonin të moshuarën.
dhunohet e mitura ne kosove iljasa fazliu
Bota
28 Nëntor 2022, 12:56
a.l
Saman Abbas dhe Shabbar Abbas
ITALI- Autoritetet italiane kanë zbardhur një ngjarje e ndodhur para 7 muajsh në Novellara pranë Reg...
Bota
28 Nëntor 2022, 13:11
e.k
Suella Braverman
BRITANI- Sondazhi më i fundit ndaj kryeministrit dhe qeverisë së tij, rezulton katastrofik përballë opozit&e...
Bota
28 Nëntor 2022, 13:01
k.m.
Pamje nga shpërthimi
HAWAII- Mauna Loa në Hawaii, vullkani më i madh aktiv në Tokë, ka shpërthyer për herë t&e...
Bota
28 Nëntor 2022, 12:56
k.m.
Foto ilustruese
Largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian e ka ulur për gati 4.000 numrin e mjekëve evropianë që kanë punuar ...
Bota
28 Nëntor 2022, 12:43
e.k
Flamuri kanadez
KANADA- Kanadaja ka rikthyr vëmendjen drejt emigrantëve për të mbushur një boshllëk në tregun e punë...
Bota
28 Nëntor 2022, 12:28
e.k
Pamje nga Samiti 'Ballkani i Hapur' 2022 Strugë
MALI I ZI- Ministria e Malit të Zi për Çështjet Evropiane përgatiti nj...
Bota
28 Nëntor 2022, 12:01
a.l
Rishi Sunak
ANGLI- Pakënaqësia e konservatorëve po rritet në disa fronte vetëm disa javë pas marrjes së postit të k...
Bota
28 Nëntor 2022, 12:02
e.k
Alpistit nga Kosova valvisin flamurin Kuq e Zi
KOSOVË- Një grup alpinistësh nga Kosova kanë dhuruar një spektakël magjik n&eu...
Bota
28 Nëntor 2022, 11:48
k.m.
Foto ilustruese
Shkencëtarët kanë zbuluar 7 lloje virusesh që ishin ngrirë dhe varrosur për mijëra vjet në&nbs...
Bota
28 Nëntor 2022, 11:39
a.l
momenti i arrestimit te gazetarit ne kine
KINË- Një gazetar i BBC -së që mbulonte protestat kundër Presidentit ...