Bota

FOTO: Shpërthen vullkani më i madh në botë

Shërbimi paralajmëroi se "erërat mund të bartin gaz vullkanik dhe ndoshta hirin e imët".

28 Nëntor 2022, 13:01 Nga k.m.
FOTO: Shpërthen vullkani më i madh në botë
Pamje nga shpërthimi

HAWAII- Mauna Loa në Hawaii, vullkani më i madh aktiv në Tokë, ka shpërthyer për herë të parë në gati katër dekada. Dega e Shërbimit Kombëtar të Motit në Hawaii ka lëshuar një paralajmërim për rënien e hirit pasi filloi një shpërthim në Mauna Loa, ndërsa vullkani ka shkaktuar dhjetëra tërmete me magnitudë më shumë se 2.5 ballë në shkallën Rihter, njëri prej tyre ishte 4.2.

Shërbimi paralajmëroi se "erërat mund të bartin gaz vullkanik dhe ndoshta hirin e imët".

Deri më tani, shërbimi ka thënë se rrjedhat e llavës janë të përmbajtura brenda zonës së majës dhe nuk po kërcënojnë komunitetet e shpatit të poshtëm, ​​por gjithashtu paralajmëroi se fazat e hershme të shpërthimit mund të jenë shumë të ndryshueshme dhe se rrjedha e llavës mund të ndryshojë.

Banorët e zonës përreth shpërthimit janë paralajmëruar se hiri mund të bjerë në disa zona. Ata me sëmundje të frymëmarrjes u është thënë të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, ndërsa të gjithë të tjerët këshillohen të mbajnë mbulesa për fytyrën kur të dalin jashtë. Shpërthimi i fundit i madh i Mauna Loa ishte në vitin 1984, kur rrjedhat e lavës kërcënuan qendrën kryesore të popullsisë së ishullit të madh, Hilo.

 

mauna loa hawaii

Sondazh

Poll