Aktualitet

Patriotët nga Kosova vijnë me autobusë në Vlorë: S'paska atmosferë, shumë pak njerëz. Shqiptari 'justifikohet': Është mëngjes akoma...

Shqiptarët e Shqipërisë janë justifikuar me faktin që është akoma mëngjes dhe ndaj nuk ka shumë njerëz që qarkullojnë rrugëve të qytetit.

28 Nëntor 2022, 13:24 Nga k.m.
Patriotët nga Kosova vijnë me autobusë në Vlorë:
Shqiptarët e intervistuar

VLORË- Qytetarë shqiptarë të ardhur nga troje të ndryshme janë bërë bashkë sot në sheshin e Flamurit në Vlorë. Shqiptarë të Kosovës kanë ardhur me autobusë për në Vlorë, por duket se nuk janë përballur me atmosferën që dëshironin. Por shqiptarët e Shqipërisë janë justifikuar me faktin që është akoma mëngjes dhe ndaj nuk ka shumë njerëz që qarkullojnë rrugëve të qytetit.

PJESË NGA INTERVISTA:

Shqiptari nga Kosova: Për mrekulli, për vit vijna e festojmë këtu. Duhet të ketë më shumë njerëz. Më mirë po duken ndryshimet. Kemi ardhur nga Kosova për të festuar.

Shqiptari tjetër nga Kosova: Kemi ardhur nga Ferizaj, kemi ardhur nga Kosova disa autobusë. Duhet të kishte më shumë njerëz. Të ishte e mbushur. Jemi pritur mirë, me kënaqësi që na urojnë rrugëve. Na thonë në Shqipëri që jeni më atdhetarë se ne. Nuk jemi, por kjo festë na bashkon.

Shqiptari nga Shqipëria: Sonte është shumë mirë e bukur, kështu u mbledhshim gjithmonë. Pak njerëz? Po mëngjes është akoma... Presim. Do ketë shumë njerëz.

vlore 110 vjetori i pavaresise

Sondazh

Poll