Aktualitet

Vodhën xhiron ditore të një dyqani në Gjermani, arrestohet shqiptari dhe italiani

Për arsye hetimore identiteti i të arrestuarve nuk është bërë ende me dije, ndërsa pritet të përballen me akuzën për veprën penale të "vjedhjes".

28 Nëntor 2022, 12:28 Nga a.l
Vodhën xhiron ditore të një dyqani në Gjermani, arrestohet
Policia Gjermane

GJERMANI- Një shqiptar dhe një 40- vjeçar italian janë vën ënë pranga nga policia në Gjermani pasi janë apur duke vjedhur në një dyqan në zonën e Münster. Të arrestuarit arritën të vidhnin xhiron ditore të dyqanit dhe disa paketa cigare dhe më pas u arratisën.

Por duket se 'aventura' e tyre ka zgjatur vetëm pak, pasi ata janë kapur pas disa orësh nga policia dhe autoritetet në automjetin e tyre.

Siç bëjnë me dije edhe mediat vendase, gjatë kontrollit të mëtejshëm të policisë, paratë dhe mallrat e vjedhura janë gjetur në afërsi të vendit të krimit dhe në banesën e të dyshuarve. Për arsye hetimore identiteti i të arrestuarve nuk është bërë ende me dije, ndërsa pritet të përballen me akuzën për veprën penale të "vjedhjes". /Dosja.al

arrestohet grabitesi shqiptar ne gjermani arrestohet shqiptari

Sondazh

Poll