Aktualitet

Ndalonin të rinj që pinin hashash te Liqeni dhe i lironin duke u marrë para, arrest në qeli për 2 policët

Dy kolegët e arrestuar, akuzohen se u merrnin para nga të rinjtë që kapeshin duke konsumuar kanabis në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës.

28 Nëntor 2022, 11:15 Nga k.m.
Ndalonin të rinj që pinin hashash te Liqeni dhe i lironin duke u
Serxhio Cani dhe Saimir Muzikanti

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për efektivin e Policisë Bashkiake, Saimir Muzikanti dhe atë të Patrullës së Përgjithshme, Serxhio Cani, të cilët akuzohen për marrje ryshfeti. Dy kolegët e arrestuar, akuzohen se u merrnin para nga të rinjtë që kapeshin duke konsumuar kanabis në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës.

Në seancën e zhvilluar sot, të dy të dyshuarit nuk kanë dhënë shpjegime, edhe pse fill pas shoqërimit Muzikanti ka pranuar se u merrte para qytetarëve pasi kishte kredi për të paguar, ndërsa Cani mbajti qëndrim mohues për akuzën. Sot, përmes avokatit të tij mbrojtës, 39-vjeçari Muzikanti ka pretenduar se është dhunuar nga kolegët dhe prandaj ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Cani, 23 vjeç dhe Muzikanti, 39 vjeç, u arrestuan dy ditë më parë, pas një hetimi që kishte nisur për ta pas kallëzimeve të 3 qytetarëve, të cilët pretendonin se efektivët pas kontrollit i kishin marrë vlera monetare, duke i thënë se ndryshe do i shoqëronin në komisariat. Nga hetimet u zbulua se të dy gjëmonin personat me makina e veshje të shtrenjta dhe u bënin presion duke shfrytëzuar detyrën e merrnin deri në 5 mijë lekë të reja. 

serxhio cani saimir muzikanti

Sondazh

Poll