Aktualitet

110-vjetori i Pavarësisë kremtohet mes lotësh në Vlorë, qytetari: Në Çamëri e festonim gjithmonë 28 nëntorin. Babai ma la amanet

Duke folur për mediat një shqiptar nga Çamëria nuk i ka mbajtur dot lotët teksa shprehet se populli ynë mezi e ka pritur këtë ditë. Ai tha se në Çamëri pavarësisht se nuk lejohej ata e festonin gjithmonë këtë ditë pasi prindërit ua kishin lënë amanet.

28 Nëntor 2022, 11:16 Nga e.k
110-vjetori i Pavarësisë kremtohet mes lotësh në Vlorë,
Një qytetar duke folur për mediat

VLORË- Dita e flamurit po festohet mes emocionesh në Vlorë. Shqiptarë të ardhur nga mbarë trevat shqipfolëse janë mbledhur në qytetin e flamurit për të festuar ditën e pavarësisë. Duke folur për mediat një shqiptar nga Çamëria nuk i ka mbajtur dot lotët teksa shprehet se populli ynë mezi e ka pritur këtë ditë. Ai tha se në Çamëri pavarësisht se nuk lejohej ata e festonin gjithmonë këtë ditë pasi prindërit ua kishin lënë amanet.

"Kam shumë emocione. Më falni për emocionet. Por kemi vuajtur shumë nga shteti grek. Jemi të emocionuar për ngritjen e flamuar. Në Çamëri e festonim gjithmonë 28 nëntorin. Babai ma la amanet. Edhe për 100-vjetorin kam qenë këtu", tha qytetari.

Pak histori

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar. Më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare. Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

110 vjetori i pavaresise

Sondazh

Poll