Aktualitet

VIDEO/ 'Digjet' Tetova nga festa Kuq e Zi, spektakël i jashtëzakonshëm në rrugët e qytetit

Dritat në ngjyrë të kuqe që bënin dekorin më të bukur në errësirën e natës 'veshën' Tetovën si kurrë më parë. Ndërkohë këngët patriotike kushtuar heroit legjendar Adem Jashari dhe flamurit Kuq e Zi padiskutim do të mbahen mend gjatë nga të gjithë duke e bërë këtë 28 nëntor.

28 Nëntor 2022, 11:48 Nga e.k
VIDEO/ 'Digjet' Tetova nga festa Kuq e Zi, spektakël i
Pamje magjike nga Tetova

TETOVË- Pamje magjike vijnë nga Tetova në Maqedoninë e Veriut ku grupi i tifozëve' Ballistët' ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm për të gjithë në ditën e Pavarësisë. Mbrëmjen e djeshme qielli i Ttetovës është 'pushtuar' nga ngjyrat e flamurit Kuq e Zi në një spektakël flakadanësh dhe jo vetëm.


Siç shihet edhe në video pamjet janë të mrekullueshme, një qytet i tërë që sot ka marrë dhuratën më të bukur në ditën që bashkon shqiptarët kudo në trevat shqipfolëse. Dritat në ngjyrë të kuqe që bënin dekorin më të bukur në errësirën e natës 'veshën' Tetovën si kurrë më parë. Ndërkohë këngët patriotike kushtuar heroit legjendar Adem Jashari dhe flamurit Kuq e Zi padiskutim do të mbahen mend gjatë nga të gjithë duke e bërë këtë 28 nëntor.

110 vjetori i pavaresise

Sondazh

Poll