Sport

Fullkrug i përgjigjet Moratas dhe shpëton nderin e gjermanëve, Spanja dhe Gjermania luajnë gjithçka në ndeshjen e fundit

Përfundon 1-1 takimi Spanjë-Gjermani, ndeshja e madhe e Grupit E në vitin 2022.

27 Nëntor 2022, 21:59 Nga DOSJA

Fullkrug i përgjigjet Moratas dhe shpëton nderin e gjermanëve,

KATAR- Përfundon 1-1 takimi Spanjë-Gjermani, ndeshja e madhe e Grupit E në vitin 2022. Skuadra e Luis Enrique-s dominon për sa i përket posedimit, por për të thyer murin gjerman duhet të presin goditjen e lehtë të Moratas në minutën e 62-të.

Pak minuta pas hyrjes së tij në fushë, një tjetër zëvendësues, Fullkrug, i përgjigjet ish-sulmuesit të Juventusit, i cili mposht Simon në minutën e 83-të dhe shpëton skuadrën e tij nga humbja e dytë në dy ndeshje. Për kualifikimin në fazën e 16-të gjithçka do të vendoset në ditën e fundit ku Gjermania do të luajë ndaj Costa Ricës ndërsa Spanja ndaj Japonisë.

E.Ç (Dosja.al)

gjermani spanje

Sondazh

Poll