Sport

Triumfi i Marokut ndaj Belgjikës 'ndez fitilin' në Bruksel, bëhet nami pas ndeshjes! Zjarr, dëme dhe kaos (video)

Belgjika u mund nga Maroku në Kupën e Botës dhe në Bruksel ishte një ditë përplasjesh.

27 Nëntor 2022, 20:48 Nga DOSJA

Triumfi i Marokut ndaj Belgjikës 'ndez fitilin' në Bruksel,

KATAR- Belgjika u mund nga Maroku në Kupën e Botës dhe në Bruksel ishte një ditë përplasjesh. Një luftë e vërtetë shpërtheu në rrugët e kryeqytetit belg pas golave të Ziyech dhe Aboukhlal Z me tifozët marokenë të cilët dolën në rrugë për të festuar suksesin duke i vënë flakën makinave dhe skuterëve. Situata në qendër degjeneroi shpejt dhe policia ndërhyri në vendngjarje.

Policia në Bruksel u detyrua të përdorë furgona, gaz lotsjellës dhe hidrantë zjarri në përpjekje për të shpërndarë turmën prej disa qindra njerëzve dhe kryetari i bashkisë së qytetit u bëri thirrje qytetarëve që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

Tifozët filluan të godisnin policinë me gurë dhe fishekzjarre, duke nisur një luftë guerile në rrugët e qendrës, e cila çoi gjithashtu në mbylljen e disa stacioneve të metrosë: Beekkant, Sainte-Catherine, De Brouckére dhe Gare Centrale.

E.Ç (Dosja.al)

belgjika kupa e botes maroku

Sondazh

Poll