Sport

Kroaci-Kanada 4-1/ Kramaric eleminon Kanadanë, përfaqësuesja e dytë që i thotë lamtumirë aktivitetit

Kroacia nxjerr jashtë Kupës së Botës Kanadanë duke fituar 4-1 në ndeshjen e dytë të Grupit F.

27 Nëntor 2022, 20:43 Nga DOSJA

Kroaci-Kanada 4-1/ Kramaric eleminon Kanadanë, përfaqësuesja e

KATAR-Kroacia nxjerr jashtë Kupës së Botës Kanadanë duke fituar 4-1 në ndeshjen e dytë të Grupit F. Në Katar, kombëtarja e Amerikës së Veriut gjeti golin e parë historik në Kupën e Botës pas 68 sekondash me Alphonso Davies, por Kanadasë nuk i mjaftoi për të fituar pikët e para në grup.

Reagimi i Kroacisë çon në përmbysje tashmë në pjesën e parë me Kramaric dhe Livaja në harkun e tetë minutave, ndërsa do të ishte sërish Kramaric në minutën e 70-të për të mbyllur llogaritë. Në sekondat e fundit, Majer do të shënonte golin e katërt.

E.Ç (Dosja.al)

kroacia katar 2022 kanadaja

Sondazh

Poll