Aktualitet

Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit: Dua Lipa mori shtetësinë shqiptare

Presidenti Bajram Begaj u shpreh i lumtur që e njeh Lipën, vajzën e emigrantëve shqiptarë, për talentin e saj muzikor dhe kontributin në përhapjen e ndërgjegjësimit ndërkombëtar për Shqipërinë.

27 Nëntor 2022, 22:19 Nga F.M
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit: Dua Lipa mori
Dua Lipa dhe Bajram Begaj

TIRANË- Dua Lipa ka marrë shtetësinë shqiptare dhe ky lajm ka ‘pushtuar’ të gjitha mediat ndërkombëtare. “The Guardian”; “Daily Mail”; “ABC” shkruajnë se Presidenti i Shqipërisë i dha shtetësinë yllit të popit Dua Lipa të dielën për promovimin e vendit përmes famës së saj ndërkombëtare.

Presidenti Bajram Begaj u shpreh i lumtur që e njeh Lipën, vajzën e emigrantëve shqiptarë, për talentin e saj muzikor dhe kontributin në përhapjen e ndërgjegjësimit ndërkombëtar për Shqipërinë.

“I lumtur që i jap të vetmes Dua Lipa dekretin e shtetësisë shqiptare”, tha ai. “Ajo na ka bërë krenarë me karrierën e saj globale dhe angazhimin në kauza të rëndësishme sociale”.

“Është një gëzim i madh i papërshkrueshëm me një pranim të tillë, dashuri dhe gjithçka”, tha Lipa për Associated Press. “Do të jem edhe unë shqiptare me letra”.

dua lipa

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2022, 19:48 F.M

VIDEO/ Dardha zbardhet nga dëbora

Dëborë KORÇË- Dardha është mbuluar nga dëbora. Për momentin raportohet se reshjet e dëborës kanë n...