Aktualitet

Zjarri i shkrumboi makinën, shtëpinë e magazinën, qytetari nga Kurbini: Kërkojmë ndihmë

Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa familja bën apel për dëmshpërblim.

27 Nëntor 2022, 21:54 Nga F.M
Zjarri i shkrumboi makinën, shtëpinë e magazinën, qytetari
Kurbin

KURBIN- Can Rrika, pronari i magazinës që u përfshi nga flakët mesditën e sotme në Kurbin, ka bërë apel për ndihmë. Nga zjarri, fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz. Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa familja bën apel për dëmshpërblim.

“Zjarri nisi nga rryma elektrike. Brenda ishin anëtarët e familjes, nëna, motra, goca. Ka shumë dëme materiale”– shprehet Rrika për Topchannel.

Zjarri ra këtë mesditë dhe përfshiu një banesë e një magazinë në Zhej të Kurbinit. Fillimisht zjarri përfshiu një dhomë që përdorej si magazinë ushqimore, e më pas në një tjetër që mbante barin e bagëtive. Flakët kanë djegur dhe një makinë.

zjarr ne kurbin can rrika

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2022, 19:48 F.M

VIDEO/ Dardha zbardhet nga dëbora

Dëborë KORÇË- Dardha është mbuluar nga dëbora. Për momentin raportohet se reshjet e dëborës kanë n...