Aktualitet

Sekuestrohet gjysmë kg flori në kufirin Shqipëri-Kosovë, ishte mbështjellë me letër

Floriri është sekuestruar dhe shoferi i autobusit është ndaluar.

27 Nëntor 2022, 20:37 Nga F.M
Sekuestrohet gjysmë kg flori në kufirin Shqipëri-Kosovë,
Florinjtë e sekuestruar

KOSOVË- Gjysmë kilogramë florinj janë kapur teksa është tentuar të kalohet nga Shqipëria drejt Kosovës. Ari ishte future në një qese dhe mbështjellë me një letër. Kanë qenë Oficerët e Doganës në pikëkalimin kufitar të Vërmicës që kanë ushtruar kontroll në një autobus dhe kanë gjetur sasinë e stolive të floririt. Floriri është sekuestruar dhe shoferi i autobusit është ndaluar.

“Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë selektuar për kontroll detal një autobus të linjës Kosovë-Shqipëri, gjatë kontrollimintoficerët kanë gjetur stoli të arit në sasi mbi 500 gram. Sasia ka qenë në një qese të letrës dhe është gjetur te vozitësi i autobusit.  Sasia është konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore dhe për hetime të mëtejme,”- thuhet në njoftimin e Doganës. 

kape flori ne kosove

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2022, 19:48 F.M

VIDEO/ Dardha zbardhet nga dëbora

Dëborë KORÇË- Dardha është mbuluar nga dëbora. Për momentin raportohet se reshjet e dëborës kanë n...