Aktualitet

PARASHIKIMI/ Temperatura deri në -4°C! Vjen zyrtarisht dimri, shi e borë në të gjithë vendin

Reshjet e dëborës, do të rikthehen në male me intensitetet të ulët e lokalisht mesatar në alpe.

27 Nëntor 2022, 21:43 Nga F.M
PARASHIKIMI/ Temperatura deri në -4°C! Vjen zyrtarisht dimri, shi e
Moti i keq

TIRANË- Java e ardhshme përkon me ardhjen e dimrit meteorologjik do të sjellë ndryshime nga dita në ditë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, deri në mesjavë do të mbizotërojnë vranësirat dhe kthjellimet. Më tej, reshjet e shiut do të bëhen të pranishme të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar kryesisht në jug të vendit.

Reshjet e dëborës, do të rikthehen në male me intensitetet të ulët e lokalisht mesatar në alpe. Era, do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. Ditën e mërkurë deri 4 ballë. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C. Puka do të rregjistrojë temperaturat më të ulëta në vendin tonë.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2022, 19:48 F.M

VIDEO/ Dardha zbardhet nga dëbora

Dëborë KORÇË- Dardha është mbuluar nga dëbora. Për momentin raportohet se reshjet e dëborës kanë n...