Aktualitet

Në një vit 67 policë të përjashtuar/ I fundit ishte “skifteri” i zonës së liqenit, Serxhio Cani

Pas arrestimit të policit së bashku me policin e bashkisë Saimir Muzikanti, në komisariatin nr.1 kanë ardhur dhe denoncime të tjera ndaj tyre që u kanë zhvatur para e sende me vlerë qytetarëve të kapur në shkelje që të mos i arrestonin.

27 Nëntor 2022, 21:26 Nga DOSJA
Në një vit 67 policë të përjashtuar/ I fundit ishte
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur procedurat e përshpejtuara për përjashtimin nga Policia e Shtetit të policit të patrullës së përgjithshme në komisariatit nr.1 Serxhio Cani, i cili u arrestua  si autor i disa grabitjeve në zonën e liqenit.

Serxhio Cani bëhet kështu polici i 67-të që përjashtohet nga Policia  gjatë këtij viti. Top Channel mëson se pas arrestimit të policit së bashku me policin e bashkisë Saimir Muzikanti, në komisariatin nr.1 kanë ardhur dhe denoncime të tjera ndaj tyre që u kanë zhvatur para e sende me vlerë qytetarëve të kapur në shkelje që të mos i arrestonin.

Pak ditë më parë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë Muhamet Rrumbullaku, u përjashtuan 7 punonjës policie të nivelit të lartë e të mesëm në Berat të cilët shkelën procedurat standarde të punës dhe nuk parandaluan aktivitetin e përpunimit të kanabisit që u zbulua në një serë në Berat.

Marrë nga TOPCHANNEL

agjencia e mbikëqyrjes policore serxhio cani

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2022, 19:48 F.M

VIDEO/ Dardha zbardhet nga dëbora

Dëborë KORÇË- Dardha është mbuluar nga dëbora. Për momentin raportohet se reshjet e dëborës kanë n...