Sport

Sfida ndaj FIFA-s vazhdon, lojtarët nuk ishin në konferencë. Trajneri Flick justifikohet: “Nuk doja që ata të humbisnin 3 orë”...

“Nuk doja që një lojtar të humbiste tre orë që të vinte këtu dhe pastaj të kthehej, kështu që vendosa ta bëj vetë”, tha ai, duke u justifikuar se zhvendosja i lodh sportistët.

27 Nëntor 2022, 16:25 Nga DOSJA

Sfida ndaj FIFA-s vazhdon, lojtarët nuk ishin në konferencë.

KATAR - Siç dihet, marrëdhëniet mes organit që mbikëqyr futbollin botëror dhe gjermanëve, nuk janë aspak të famshme. Ato nisën me ndalimin nga ana FIFA-s për përdorimin e shiritit të kapitenit ‘One Love’, kundër diskriminimit LGBTQIA+, pasi homoseksualiteti konsiderohet krim në Katar. 

Ndër skuadrat e ndryshme që reaguan kundër vendimit, ishte Gjermania, e cila madje ndërmori disa veprime që u përballën me autoritetet lokale dhe FIFA-n. Më e dukshme u krye nga ministrja gjermane e brendshme, Nancy Faeser, e cila ndoqi ndeshjen ndaj Japonisë, me shiritin ‘One Love’ në tribunën e stadiumit Khalifa International, e ulur pranë autoriteteve të Katarit dhe presidentit të FIFA-s.

Dje, trajneri gjerman Hans-Dieter Flick, doli i vetëm në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Spanjës, e cila do të luhet sot në orën 20:00, si shenjë proteste për distancën mes qendrës stërvitore të gjermanëve në Al-Shamal dhe qendrës së konferencave në prag të ndeshjeve. Trajnerë dhe lojtarë e të gjitha kombëtareve flasin në të njëjtën hapësirë, në Doha.

Një qëndrim, që me siguri do të ndëshkohet nga FIFA, pasi prania e një lojtari në konferencat për shtyp është e detyrueshme. I pyetur për të komentuar, pse ai ishte i vetëm në tryezën e konferencës për shtyp, Hans-Dieter Flick u justifikua. “Nuk doja që një lojtar të humbiste tre orë që të vinte këtu dhe pastaj të kthehej, kështu që vendosa ta bëj vetë”, tha ai, duke u justifikuar se zhvendosja i lodh sportistët.

“26 lojtarët në grupin tim janë të gjithë shumë të rëndësishëm, ndaj u kërkova që të mos vinin. U thashë se gjëja më e rëndësishme ishte të pushonim dhe të kurseni energji për lojën. Prandaj nuk solla njeri”. Trajneri është i mendimit se Gjermania duhet të flasë me gazetarët në qendrën e tyre stërvitore, duke shmangur kështu këto udhëtime. “Do të ishte më mirë, nëse do të merrnit pjesë në konferencat në qendrën tonë të stërvitjes, nuk do të ishte aq larg. Tashmë kjo është bërë dhe tani do të pranojmë çdo dënim”,- ka deklaruar ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll