Sport

“Gabova që nuk i zëvendësova”, Tite pranon gabimin me Neymar e Danilon: Do të jenë në Kupën e Botës

Në prag të ndeshjes kundër Zvicrës, gjendja fizike e Neymar është në fokus te Brazili. "Unë nuk jam mjek, por mendoj se Neymar dhe Danilo do të luajnë në Kupën e Botës

27 Nëntor 2022, 15:58 Nga DOSJA

“Gabova që nuk i zëvendësova”, Tite pranon gabimin me

KATAR- Në prag të ndeshjes kundër Zvicrës, gjendja fizike e Neymar është në fokus te Brazili. "Unë nuk jam mjek, por mendoj se Neymar dhe Danilo do të luajnë në Kupën e Botës - shpjegoi trajneri Tite në konferencën për shtyp - Unë kam zgjedhur tashmë zëvendësuesit, por nuk do t'ju them."

Trajneri brazilian bën mea culpa: "Nuk e kuptova se sa u dëmtua Neymar dhe kur e kuptova, e zëvendësova, por gabova. Ai tashmë ishte i dëmtuar kur luajti për golin e parë. Duhet ta kisha zëvendësuar  atë më parë. Dhe kam bërë një gabim edhe me Danilon, duhet ta kisha zëvendësuar”.

Tite i drejtoi një apel FIFA-s dhe gjyqtarëve, me fjalë që i ngjajnë një kritike për faullet e shumta të pësuar nga Neymar: "Për Neymar, ndaj Serbisë, pati një rodeo faullesh. Ne duhet të mbrojmë lojtarët e mëdhenj.”

E.Ç (Dosja.al)

danilo neymar

Sondazh

Poll