Sport

“Kudo që të jesh dashuri…”, mesazhi prekës i Luis Enrique-s para sfidës me Gjermaninë (Video)

27 shtatori është dita e ndeshjes Spanjë-Gjermani, por për Luis Enrique është një datë edhe më e veçantë.

27 Nëntor 2022, 14:12 Nga DOSJA

“Kudo që të jesh dashuri…”, mesazhi prekës i

SPANJË- 27 shtatori është dita e ndeshjes Spanjë-Gjermani, por për Luis Enrique është një datë edhe më e veçantë. Më 29 gusht 2019, trajnerit të Spanjës iu desh t'i thoshte lamtumirë vajzës së tij Xanës, e cila në atë kohë ishte vetëm 9 vjeçe, e cila ndërroi jetë  nga osteosarkoma, një tumor kockor. Trajneri asturian donte ta kujtonte të voglën me një postim në Instagram vërtet prekëse.

“Sot po luajmë vetëm kundër Gjermanisë, është një ditë e veçantë edhe sepse është ditëlindja e Xanës që do të kishte mbushur 13 vjeç. Kudo që të jesh dashuri, shumë puthje. Kalofsh një ditë të mbarë, të dua shumë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luis Enrique Martinez (@luisenrique21worldcup22)

Trajneri spanjoll ka edhe dy fëmijë të tjerë: Paco dhe Sira, kjo e fundit është fejuar me lojtarin e Barcelonës dhe futbollistin e kombëtares Ferran Torres.

E.Ç (Dosja.al)

spanja gjermania luis enrique

Sondazh

Poll