Protesta e 6 dhjetorit/ Bashkia s'jep leje për në Bulevard: Bëjeni te sheshi Skënderbej! Berisha: Mos u përzini
Berisha tha se protesta do të mbahej para kryeministrisë dhe kërkoi që bashkia e Tiranës të mos përzihej.
TIRANË- Bashkia e Tiranës i propozon kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës që protestën e 6 dhjetorit ta zhvillojë te sheshi 'Skëndërbej'. Ky propozim, vjen pasi policia i refuzoi Berishës mbajtjen e protestës në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ me datë 6 dhjetor ditën kur do të mbahet samiti BE- Ballkani Perëndimor.
Policia e njoftoi dy ditë më parë PD-në se Sali Berisha mund të zhvillojë protestën më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë organizohet samiti Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, por jo në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para Kryeministrisë ashtu siç ka kërkuar.
Bashkia i bën të ditur PD-së se e ka të pamundur t'i pajisë me një leje për zënien e hapësirës publike për zhvillimin e tubimit që kërkonjnë të zhvillojnë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Ata thonë se pjesa më e madhe e rrugëve në qytet do jenë në funksion të mbarëvajtjes së samitit. Bashkia shton se për të mos cënuar të drejtën për tubim, propozon zhvillimin pranë Sheshit Skënderbej.
PËRGJIGJIA NGA BASHKIA TIRANË:
Në përgjigje të kërkesës suaj protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 41516, dt. 23.11.2022, nëpërmjet së cilës kërkoni leje për vendosjen e një foltoreje në kuadrin e organizimit të një tubimi protesë në bulevardin Dëshmorët e Kombitt, nga ora 12:00 deri në orën 16:00, si dhe bazuar në shkresën e bërë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me nr. E-431prot., dt. 24.11.2022, ku shprehet ndalimi organizimit të ketij tubimi për shkak se bie në kundërshtim me perimetrin e sigurisë të cituar në shkresën përkatëse, ju bëjmë me dije se kërkesa juaj nuk mund të miratohet. Bashkia Tiranë, si njësi e vetëqeverisjes vendore, në territorin e së cilës do organizohet samiti Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor është e angazhuar me organizimin e këtij Samiti, sipas fushës së funksioneve që ajo mbulon.
Për sa më sipër, Bashkia Tiranë e ka të pamundur t'iu pajisë me një leje për zënien e hapësirës publike për zhvillimin e tubimit që ju kërkoni të zhvilloni në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Duke qenë se për shkak të zhvillimit të samitit të Bashkimit Evropian në qytetin e Tiranës, pjesa më e madhe e rrugëve në qytet do jenë në funksion të mbarëvajtjes së këtij samiti, duke mos cënuar të drejtën tuaj për tubime, ju propozojmë zhvillimin e tij pranë Sheshit Skënderbej. Për sa me sipër, nëse jeni dakord me këtë propozim, na bëni sa me shpejt me dije, që Bashkia Tiranë të vijoj me lëshimin e lejes përkatëse për zhvillimin e këtij tubimi.
Ish kryeministri Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se nuk kishte forcë në botë që do ta ndalonte këtë organizim. Më tej ai theksoi se protesta do të mbahej para kryeministrisë dhe kërkoi që bashkia e Tiranës të mos përzihej.
Sondazh
'Njohja përfundimtare e Kosovës do të vijë', Rama: Pa Rugovën dhe Thaçin nuk do ishte kjo ditë
Edi Rama TIRANË- Fjalimi i kryeministrit Edi Rama ishte ai që përmbylli mbledhjen e përbashkët mes dy kuvendeve Shqipëri...
"Kemi rrugë të përbashkët europiane", Gashi: Duhet të thellohet bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë
Gashi TIRANË- Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në fjalën e tij me rastin e 110 vjet...
Tahiri i AAK-së: Duhet të jemi më të bashkuar dhe e kemi për detyrë të bëhemi popull lider në Ballkan
Tahiri TIRANË- Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë fjalë...
'Antishqiptar i rrezikshëm'/ Berisha: Rama ka futur thika pas shpine ndaj Kosovës, avokati i shpifur i Vuçiç
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk qëndroi në sallën e Kuvendit, kur fjalën e mori kryemin...
VIDEO- Rama merr fjalën në Kuvend, Berisha dhe deputetët e tij dalin jashtë sallës
Rama dhe Berisha TIRANË- Në Kuvendin e Shqipërisë është duke u mbajtur mbledhja e përbashkët e deputetëve t&eu...
'S'kam pasur rastin ta them'/ Rama: 40 firmëtarët e pavarësisë kanë pasur funde tragjike
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvendin e Shqipërisë, përballë deputetëve të Shqipëris&eum...
Mbledhja e dy Kuvendeve/ Kurti: Nuk duhet të ndalojmë së punuari bashkë, largimi i të rinjve është problem i madh
Albin Kurti TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbajti fjalën e tij gjatë mbledhjes së dy Kuvendeve Shqipëri-Kosov&eu...
'Takimi i radhës në Prizren'/ Balla: Nesër do shkojmë në Hagë t'i urojmë komandantëve festën e Pavarësisë
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri të ditur se nesër ai dhe një grup tj...
'Do ta shohim Serbinë përmes syve të Kosovës'/ Alibeaj: PD kundërshtoi Open Balkan, Kosova nuk u bë pjesë
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj theksoi kundërshtimin e PD-së ndaj projektit ‘Open...
"I shuam barrierat që na vendosën armiqtë”, Sveçla vlerëson arritjet e Shqipërisë dhe Kosovës
Xhelal Sveçla TIRANË- Gjatë mbledhjes së përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipë...
