Politike

"I shuam barrierat që na vendosën armiqtë”, Sveçla vlerëson arritjet e Shqipërisë dhe Kosovës

Gjatë fjalimit të tij Sveçla e cilësoi 28 nëntorin si ditën më të rëndësishme të kombit shqiptar, ku foli për sakrificat që bënë shqiptarët për të çliruar vendin e ndërtuar shtetet.

27 Nëntor 2022, 11:14 Nga d.a.
"I shuam barrierat që na vendosën armiqtë”,
Xhelal Sveçla

TIRANË- Gjatë mbledhjes së përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, ka mbajtur fjalën dhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Gjatë fjalimit të tij Sveçla e cilësoi 28 nëntorin si ditën më të rëndësishme të kombit shqiptar, ku foli për sakrificat që bënë shqiptarët për të çliruar vendin e ndërtuar shtetet.

"Përvoja e jonë si shqiptarë nuk ka qenë e qetë, ne nuk përjetuam periudha të gjata e të qeta të ndërtimit të shtetit tonë. Na është dashur të punojmë me regjime që jo patjetër kanë qenë në përputhje me qëllimin dhe interesat jetike të kombit tonë”.-tha Sveçla.

Sveçla tha se shqiptarët kanë patur vuajtjet më të mëdsha nga luftërat por kurrë nuk u dorëzuan dhe luftuan deri në fund për pavarësinë dhe lirinë, gjë e cila u finalizua me çlirimin e Kosovës.

“Siç na mëson edhe poeti ynë i madh i ndërgjegjes, Migjeni, në forma dhe akte rezistence nga më të ndryshmet nuk i duam humbjet prore. Ne vepruam si një popull edhe pse ne troje të ndara. I shuam barrierat që na vendosën armiqtë”.-shtoi Sveçla.

Gjithashtu, Sveçla foli edhe për pikëkalimet kufitare dhe lehtësirat që do të krijohen për kalimin e tyre.  

Dita e sotme do të jetë një ditë historike, pasi për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve. Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve. Mbledhja e përbashkët do të hapet nga fjalimet e kryeparlamentarëve të dy vendeve.

xhelal sveçla kuvendet shqiperi-kosove 27 nentor 2022

Sondazh

Poll