Politike

Rama dhe Kurti mbërrijnë në Kuvend, priten me muzikë dhe valle në oborrin e parlamentit

Dy liderët dhe kryeparlamentarët realizuan foton e përbashkët në derën kryesore të Kuvendit Shqiptar.

27 Nëntor 2022, 10:02 Nga A.B
Rama dhe Kurti mbërrijnë në Kuvend, priten me muzikë dhe
Rama dhe Kurti

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti u takuan në oborrin e Parlamentit shqiptar. Ata u pritën me këngë dhe valle shqiptare. Më pas dy liderët dhe kryeparlamentarët realizuan foton e përbashkët në derën kryesore të Kuvendit Shqiptar.

Dita e sotme do të jetë një ditë historike, pasi për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve. Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve. Mbledhja e përbashkët do të hapet nga fjalimet e kryeparlamentarëve të dy vendeve.

edi rama albin kurti kuvendet shqiperi-kosove 27 nentor 2022

Sondazh

Poll