Politike

Konjufca mesazh nga Tirana: Serbia synon ta destabilizojë Kosovën, ajo po na lufton pa zgjedhur mjete

Konjufca vijoi duke thënë se gjatë kësaj periudhe dy ngjarje kanë shënjuar kombin shqiptar, ardhja e demokracisë në Shqipëri dhe çlirimi i Kosovës.

27 Nëntor 2022, 10:37 Nga d.a.
Konjufca mesazh nga Tirana: Serbia synon ta destabilizojë Kosovën, ajo
Konjufca

TIRANË- Kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, gjatë fjalës së tij në seancën e përbashkët që po mbahet mes Kuvendeve të Kosovës e Shqipërisë me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë, u shpreh se popullin e Kosovës e ka mbajtur gjallë dashuria për tokën, kombin dhe gjuhën shqipe.

“Jemi me ju dhe ju kemi në zemër. 28 nëntori mban në zemër ëndrrat tona kolektive dhe dashurinë e madhe për kombin. Kjo ditë ka simbolikën e vet për të mbajtur gjallë emocionet, krenarinë, gatishmërinë tonë. 28 nëntori është i Shqipërisë aq sa është i Kosovës. Kur ishim të shtypur e jetonim nën terrorin jugosllav, popullin tonë e mbajti gjallë dashuria për tokën, kombin re gjuhën shqipe."- shpreh Konjufca.

Ai përmendi faktin që Serbia vazhdon të luftoj shtetin e Kosovës si nga brenda edhe jashtë, dhe se synimi i saj është destabilizimi i Kosovës.

"Rruga ishte e gjatë dhe aspak e lehtë. Dy ngjarje kanë qenë të rëndësishme, ardhja e demokracisë në Shqipëri dhe çlirimi i Kosovës pak vite më vonë. Ne shqiptarëve historia na ka mësuar se aq sa duhet të festojmë duhet të reflektojmë. Bota sot është më pak e sigurt se dje si fakt i luftës në Ukrainë. I vetmi shtet i lidhur me Rusinë është Serbia, na lufton nga brenda e jashtë. Sa më afër njëra tjetrës Shqipëria e Kosova aq më lehtë mund të mbrojmë interesat e kombit tonë.
Rrnoftë dita e flamurit. Rrnoftë kombi shqiptar”, përfundoi Konjufca.

Dita e sotme do të jetë një ditë historike, pasi për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve. Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve. Mbledhja e përbashkët do të hapet nga fjalimet e kryeparlamentarëve të dy vendeve.

kuvendet shqiperi-kosove 27 nentor 2022 glauk konjufca

Sondazh

Poll