Politike

Serbia provokoi në Botëror me flamurin, Berisha: Kërkoj me urgjencë përjashtimin e Serbisë nga kampionati

Berisha dënon heshtjen e kryeministrit Edi Rama.

27 Nëntor 2022, 09:13 Nga A.B
Serbia provokoi në Botëror me flamurin, Berisha: Kërkoj me
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon përjashtimin e Serbisë nga Botërori 2022. Me anë të një postimi të ndarë në rrjetin social 'Facebook', Berisha kërkon dënim për veprimin që Serbia bëri me flamurin e Kosovës. Ai ka ndarë fotot të cilat u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale, aty ku shfaqet flamuri ku përfshinte Kosovën si pjesë të Serbië.

'Shpërthim racizmi antishqiptar i ekipit të ultranacionalist serb në Katar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt primitiv të ekipit serbomadh të Beogradit dhe kërkoj përjashtimin e tyre urgjent nga kampionati. Dënoj heshtjen e turpshme të vasalit të Aleksander Vuçiçit, Edi Rama.'- shkruan Berisha.

Një flamur që e përfshinte Kosovën si pjesë të Serbisë, ishte varur në dhomën e zhveshjes së ekipit serb, në prag të ndeshjes me Brazilin. Imazhi i flamurit me mesazhin “nuk dorëzohemi” në serbisht u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, teksa u shpërnda edhe nga Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

“Imazhe të turpshme nga dhoma e zhveshjes së Serbisë, duke shfaqur mesazhe urrejtjeje, ksenofobike dhe gjenocidale ndaj Kosovës, duke shfrytëzuar platformën e Kupës së Botës FIFA,- thuhej në postimin e zotit Çeku në Tëitter. - Ne presim veprime konkrete nga FIFA, duke patur parasysh se Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është anëtare me të drejta të plota e FIFA-s dhe UEFA-s,”- shprehet ai.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka dënuar ashpër "aksionin agresiv" kundër vendit të saj. "Kupa e Botës është një ngjarje gëzimi dhe uniteti dhe duhet të dërgojë mesazhe shprese dhe paqeje, jo mesazhe urrejtjeje. 

FIFA ka hapur procedurat hetimore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë.

sali berisha kosova serbia

Sondazh

Poll