Politike

Delegacioni i Kosovës mbërrin në Tiranë për mbledhjen e dy kuvendeve, Konjufca pritet nga Nikolla

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca është pritur nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

27 Nëntor 2022, 09:59 Nga A.B
Delegacioni i Kosovës mbërrin në Tiranë për mbledhjen e
Politikanet

TIRANË- Delegacioni i Kosovës ka mbërritur në Tiranë, pak para nisjes së mbledhjes së dy kuvendeve në kuadër të 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca është pritur nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Dita e sotme do të jetë një ditë historike, pasi për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve. Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve. Mbledhja e përbashkët do të hapet nga fjalimet e kryeparlamentarëve të dy vendeve.

kuvendet shqiperi-kosove 27 nentor 2022

Sondazh

Poll