Politike

Basha s'mungon në mbledhjen e dy Kuvendeve, poston selfie me kolegët e Kosovës

Basha thotë se dita e sotme është një moment i bukur dhe emocionues në prag të ditës së Pavarësisë.

27 Nëntor 2022, 10:38 Nga A.B
Basha s'mungon në mbledhjen e dy Kuvendeve, poston selfie me
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti demokrat, Lulzim Basha nuk mungoi në seancën e sotme historike, të mbledhjes së dy Kuvendeve Shqipëri-Kosovë. Ai ka ndarë një selfie, së bashku me politikanët e Kosovës, që janë ulur pranë tij. Basha thotë se dita e sotme është një moment i bukur dhe emocionues në prag të ditës së Pavarësisë.

'Nisim sot mbledhjen e parë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. Një moment i bukur dhe emocionues në prag të ditës së Pavarësisë dhe themelimit të Shtetit shqiptar'- shkruan Basha në Tëitter.

Kjo shënon një ditë historike për dy vendet, pasi është mbledhja e parë mes dy Kuvendeve. Ligjvënësit e të dy vendeve e ngritën në këmbë për të nderuar himnet kombëtare të dy vendeve përpara se të niste seanca e jashtëzakonshme plenare.

lulzim basha kuvendet shqiperi-kosove 27 nentor 2022

Sondazh

Poll