Politike

Mandati i tretë, Rama rizgjidhet Zv.President i Internacionales Socialiste

Ky është mandati i tretë i Kryeministrit Rama si Zëvendës President ndërsa mandatin e parë e kishte në vitin 2013 dhe të dytin në vitin 2017.

27 Nëntor 2022, 07:31 Nga A.B
Mandati i tretë, Rama rizgjidhet Zv.President i Internacionales Socialiste
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është rizgjedhur për një mandat tjetër zv.President i Internacionales Socialiste. Këtë e ka bërë të ditur numri dy i socialistëve, Damian Gjiknuri përmes një postimi në rrjete sociale.

 

Mandati i tretë, Rama rizgjidhet Zv.President i Internacionales Socialiste

Ky është mandati i tretë i Kryeministrit Rama si Zëvendës President ndërsa mandatin e parë e kishte në vitin 2013 dhe të dytin në vitin 2017.

Kongresi XXVI i Internacionales Socialiste votëbesoi në detyrën e Presidentit kryeministrin e Spanjës Pedro Sánchez që mori vlerësimin edhe nga Partia Socialiste e Shqipërisë si pjesë e familjes së madhe të socialistëve dhe progresistëve të botës.

edi rama

Sondazh

Poll