Art&Argëtim

Ndërron jetë në moshën 98-vjeçare stilisti italian Renato Balestra

Renato Balestra do të përcillët për në banesën e fundit, të martën më 29 nëntor në kryeqytet në kishën e Santa Maria del Popolo.

26 Nëntor 2022, 23:21 Nga F.M
Ndërron jetë në moshën 98-vjeçare stilisti italian
Renato Balestra

ITALI- Stilisti italian Renato Balestra, një nga emrat e njohur të modës, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Balestra mbylli sytë në Romë në moshën 98-vjeçare. Ansa.it shkruan se lajmin e hidhur e kanë bërë me dije dy vajzat e stilistit, Fabiana dhe Federica së bashku me mbesën Sofia.

Kjo e fundit pritet të marrë dhe drejtimin e markës “Balestra Maison”. Renato Balestra do të përcillët për në banesën e fundit, të martën më 29 nëntor në kryeqytet në kishën e Santa Maria del Popolo.

renato balestra

Sondazh

Poll