Art&Argëtim

“Kot interesohesh…”/ Bora Zemani i përgjigjet Donaldit për varësen (FOTO)

Më 6 tetor të vitit 2021, aktori i humorit ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP”, kur vendosi që t’i bënte një dhuratë moderatores shqiptare.

26 Nëntor 2022, 17:41 Nga F.M
“Kot interesohesh…”/ Bora Zemani i përgjigjet Donaldit
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

TIRANË- Bora Zemani nuk ka ndërmend t’ia kthejë më varesën Donald Veshajt. Në një postim në Instastory, ajo i ka kthyer përgjigje moderatorit që i kërkoi llogari për varësen që i dhuroi një vit më parë teksa ndodhej brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Më 6 tetor të vitit 2021, aktori i humorit ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP”, kur vendosi që t’i bënte një dhuratë moderatores shqiptare.

Ata festonin 3-vjetorin e lidhjes, e për këtë arsye Donaldi vendosi brenda një kutie me ëmbëlsirë varësen e tij dhe e hodhi përtej murit. Dhurata shkoi në duart e Borës, e cila nuk ngurroi që ta tregonte për publikun, por javë më pas ajo e hoqi sepse Donaldi nisi një histori me Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë.

Tashmë që Bora dhe Donaldi janë rikthyer sërish bashkë, aktori ka pyetur publikisht moderatoren se ku e ka varësen.

“Nuk ta jap më, kot interesohesh”, thotë ajo krah fotos.

“Kot interesohesh…”/ Bora Zemani i përgjigjet Donaldit
Postimi

bora zemani donald veshaj

Sondazh

Poll