Art&Argëtim

VIDEO/ Dj Dagz i propozon për martesë Einxhel Shkirës, momenti kur ulet në gjunjë

Propozimi u bë në festën e ‘Babyshower’-it që çifti organizoi sot për bebin e tyre.

26 Nëntor 2022, 20:45 Nga F.M
VIDEO/ Dj Dagz i propozon për martesë Einxhel Shkirës, momenti
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz

TIRANË- Dj Dagz ka propozuar për martesë Einxhel Shkirën! Në kohën që moderatorja pret të sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë, Dj Dagz është ulur në gjunjë dhe ka propozuar për martesë Einxhelin. Propozimi u bë në festën e ‘Babyshower’-it që çifti organizoi sot për bebin e tyre.

Nëpërmjet një video-postimi në Instagram, Einxhel ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e propozimit. E gjithë skena është me ngjyrë blu, duke qenë se dyshja do të bëhen me djalë. Përgjigjia e Einxhelit ka qenë ‘po’. Dyshja u njohën në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP” ku nisën historinë e dashurisë dhe tashmë po krijojnë familje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

dj dagz einxhel shkira

Sondazh

Poll