Art&Argëtim

Vajza i kushton fjalë zemre aktorit të ndjerë: Sot do mbushje 62 vjeç babo

Ajo shkruan se do të donte ta kishte pranë.

26 Nëntor 2022, 17:46 Nga F.M
Vajza i kushton fjalë zemre aktorit të ndjerë: Sot do mbushje 62
Xhevdet Ferri dhe Bora

TIRANË- Bora Ferri, vajza e aktorit të ndjerë Xhevdet Ferri i ka kushtuar disa rreshta prekës babait të saj. Sot, në ditën kur aktori durrsak do të mbushte 62 vjeç, ajo shkruan se do të donte ta kishte pranë.

“Unë: Babo e shtyva udhëtimin që të jem këtu në datë 26! Ti: Po ik o Bora bëj planet e tua. I fryn burri 50 e kusur vjeç qirinjve!! “Nuk e di pse e kishe aq zët ditën e lindjes tënde. Unë e doja shumë sepse shënjonte një vit të kaluar bashkë. Sot, do kishim bërë të njëjtin debat si më sipër. Do të kishe thënë: Burri 62 vjeç…. Do doja shumë të ma kishe thënë babo,”- shkruan Bora Ferri në një postim.

Vajza i kushton fjalë zemre aktorit të ndjerë: Sot do mbushje 62
Postimi i Borës

Xhevdet Ferri ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare, më 16 janar të 2020-ës pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

bora ferri xhevdet ferri

Sondazh

Poll