Art&Argëtim

Pas “Big Brother VIP” tek psikologia, Paloma tregon vështirësitë: Më shanin dhe bullizonin, nuk arrita dot…

Paloma u shpreh se e ka përjetuar shumë të gjithë eksperiencën post-BBV, në të cilin nuk ka arritur të kuptojë se çfarë po ndodh vërtetë.

26 Nëntor 2022, 19:32 Nga F.M
Pas “Big Brother VIP” tek psikologia, Paloma tregon
Rudina Demneri

TIRANË- Gazetarja Rudina Demneri, e njohur gjerësisht si Paloma ka folur sërish për eksperiencën e saj të vështirë në “Big Brother VIP”. E ftuar në “S’e Luan Topi”, Paloma tha se e ka vuajtur shumë nga ana psikologjike dhe se në momentin e daljes nga programi, është detyruar të marrë ndihmë nga një psikologe.

Paloma u shpreh se e ka përjetuar shumë të gjithë eksperiencën post-BBV, në të cilin nuk ka arritur të kuptojë se çfarë po ndodh vërtetë.

“Më shërbeu si një rikthim shumë emocionues në një media por në të njëjtën kohë shumë të vështirë e të egër, që unë e kam përjetuar shumë. Kam marrë një psikologe sepse nuk dalloja dot kur njerëzit më takonin në rrugë. Këtej shikoja  njerëz që më shanin, bullizonin, ofendonin deri në rrënjët e familjes dhe këtej shihja njerëz  që më përqafonin në rrugë. Unë nuk arrita ta ndaja dot botën virtuale,"- tha gazetarja.

rudina demneri

Sondazh

Poll