Art&Argëtim

Beniada Nishani: Lekët e Big Brother i bëra 'rrush e kumbulla', kam dhe ca se jam gjirokastrite unë

Nishani tha se ka dëshirë të blejë një makinë. 

26 Nëntor 2022, 23:11 Nga F.M
Beniada Nishani: Lekët e Big Brother i bëra 'rrush e
Beniada Nishani

TIRANË- Modelja Beniada Nishani, e cila doli e treta në edicionin e parë të "Big Brother VIP", thotë se ka ende para nga ato që fitoi nga spektakli. E ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, Nishani tha se ka dëshirë të blejë një makinë. 

Pjesë nga biseda;

Roza Lati: Por a i more lekët e “Big Brother”?

Beniada Nishani: I mora i mora. Patjetër. Shumë korrekt.

Roza Lati: Çfarë i bëre?

Beniada Nishani: Rrush e kumbulla i bëra. Nuk i kam harxhuar të gjitha se jam dhe pak gjirokastrite dhe do të blej një makinë, pastaj avash, avash shikojmë. Pash një “Fiat XL”. Unë vdes për “Fiat”.

beniada nishani

Sondazh

Poll