Sport

Arabia Saudite e ka mendjen te Argjentina, Zielinski dhe Szczesny nderojnë Poloninë, Lewa shënon golin e parë në Botëror

Gjurmë të Serie A në fitoren e Polonisë ndaj Arabisë Saudite, përfunduar me shifrat 2-0 në ndeshjen e dytë të grupit C në Kupën e Botës që po zhvillohet në Katar.

26 Nëntor 2022, 16:12 Nga DOSJA

Arabia Saudite e ka mendjen te Argjentina, Zielinski dhe Szczesny nderojnë

KATAR-Gjurmë të Serie A në fitoren e Polonisë ndaj Arabisë Saudite, përfunduar me shifrat 2-0 në ndeshjen e dytë të grupit C në Kupën e Botës që po zhvillohet në Katar. Në fakt, ishte një gol i mesfushorit të Napolit në minutën e 39’ dhe një penallti e pritur nga portieri i Juventusit Szczesny që i dha polakëve suksesin e rëndësishëm.

Për t’u përmendur ishte goli i Lewandowskit në minutën e 82’, realizimi i parë për sulmuesin e Bayern Munich në një Kupë Bote. Me këtë fitore, Polonia shkon në vedin e parë në Grupin C në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Arabia mbetet me tre pikë pas suksesit në ndeshjen e parë ndaj Argjentinës.

E.Ç (Dosja.al)

kupa e botes katar 2022 polonia arabia saudite

Sondazh

Poll