Sport

“Nëse Ferran Torres feston me "biberon" nuk e sheh më fushën!” Luis Enrique, trajneri i Spanjës ia bën të qartë… dhëndrit të tij

Në Spanjë flitet shumë për ndeshjen kundër Gjermanisë. ‘Furia e Kuqe’ mund të eliminojë pretendentin për titull në fazën e grupeve dhe mbi të gjitha të fitojë kalimin për në raundin tjetër.

26 Nëntor 2022, 15:22 Nga DOSJA

“Nëse  Ferran Torres feston me "biberon" nuk e sheh më

KATAR- Në Spanjë flitet shumë për ndeshjen kundër Gjermanisë. ‘Furia e Kuqe’ mund të eliminojë pretendentin për titull në fazën e grupeve dhe mbi të gjitha të fitojë kalimin për në raundin tjetër. Por kjo nuk është e gjitha. Në rrjetet sociale ka ironi për faktin se Luis Enrique mund të bëhet gjysh dhe këtë mund ta zbulojë... në pankinë.

Vajza e madhe e trajnerit, Sira, në fakt është fejuar me Ferran Torres, sulmuesin e Spanjës, të dy janë bashkë prej një viti.Në lidhjen direkte në Tëitch nga Katari, një përdorues e pyeti se si do të reagonte nëse Ferran imitonte gjestin e biberonit, duke iu referuar një shtatzënie të mundshme të partneres së tij.

“Nëse shënon, unë gëzohem dhe nëse bën gjestin e biberonit, e zëvendësoj menjëherë dhe e dërgoj në tribunë dhe ai nuk shkel më këmbë në stadium apo fushë. Nuk po bëjmë shaka!"

E.Ç (Dosja.al)

spanja luis enrique ferran torres

Sondazh

Poll