Sport

“Tre Luanët” në ‘Al Bayt Stadium’ të Katarit ndaj SHBA-së, ndërkohë ‘Wembley’ në Londër ndriçohet ngjyrat e ylberit…

Stadiumi 'Wembley' i Londrës u zbukurua me ngjyrat e ylberit këtë të premte në mbështetje të komunitetit LGBTQ+, përpara ndeshjes mes Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara (0-0), në Kupën e Botës në Katar.

26 Nëntor 2022, 10:54 Nga DOSJA

“Tre Luanët” në ‘Al Bayt Stadium’ të

ANGLI - Nëse kapitenët e kombëtareve në Botërorin e Katarit, ku homoseksualiteti është i paligjshëm, nuk u lejuan të mbanin shiritin me ngjyrat e ylberit, në shenjë mbështetjeje për komunitetin LGBTQ +, Anglia spikati këtë të premte, para ndeshjes kundër SHBA (0-0). Mijëra milje nga Doha, stadiumi ‘Wembley’ i Londrës është zbukuruar me këto ngjyra.

Anglia është një nga shtatë vendet europiane, që kanë hequr dorë nga mbajtja e shiritit me sloganin "One Love" gjatë ndeshjeve, nën kërcënimin e sanksioneve nga FIFA. Një temë e diskutueshme që nga fillimi i Botërorit. Federata Angleze e Futbollit është kritikuar në Britani për dorëzimin më në fund ndaj kësaj çështjeje.

“Përpjekja për të zhdukur diskriminimin e të gjitha llojeve, duke përfshirë homofobinë, nga futbolli është diçka që të gjithë në FA e mbështesin fuqimisht,”- ka shkruar federate në një deklaratë duke justifikuar veprimin e saj. Ajo do të vazhdojë të tregojë mbështetjen e saj për komunitetin LGBTQ+ dhe të gjitha komunitetet e tjera gjatë dhe pas garës, duke filluar me ndriçimin e harkut në stadiumin ‘Wembley’ me ngjyrat e ylberit për ndeshjen e të premtes në mbrëmje me Shtetet e Bashkuara”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll