Sport

“Katar 2022”/ Duka godet Tunizinë dhe mban Australinë në garën për 1/16-tën, rriten ambiciet e ‘Socceroos’...

Pasi barazuan në debutimin e tyre kundër Danimarkës, afrikano-veriorët humbin 1-0 ndaj australianëve: goli i sulmuesit të skuadrës japoneze Fagiano Okayama, rihap garën kualifikuese.

26 Nëntor 2022, 13:42 Nga DOSJA

 

“Katar 2022”/ Duka godet Tunizinë dhe mban Australinë

KATAR - Pasi u mundën në debutimin e tyre nga Franca, pavarësisht një pjese të parë të shkëlqyer, Australia hakmerret ndaj Tunizisë: ‘Socceroos’ fitojnë 1-0 në Al-Janoub. Goli vendimtar u shënua në minutën e 23-të dhe mban firmën e Mitchell Duke. Presioni i Tunizisë, i cili dominoi në pjesën e dytë, nuk dha fryte, pasi u përplas në murin e ngritur nga Souttar dhe shokët e tij. Kështu rihapet gara kualifikuese në grupin D, në pritje të sfidës Danimarkës-Francë. 

Pas KO me Francën në debutimin e tyre, Australia u ngrit dhe festoi, duke marrë fitoren e parë në Kupën e Botës dhe duke u rikthyer në garën për kualifikim: Tunizia u mund 1-0 falë një goli të Mitchell Duke, teksa afrikano-veriorët tani kanë mbetur në kuotën e një pike. 

Pjesa e parë, pavarësisht ritmeve të ulëta, ishte shumë e barabartë. Sfida u zhbllokua në minutën e 23-të, kur Goodwin gjeti një krosim të shkëlqyer për Dukën, goditje efektive dhe vdekjeprurëse me kokë: sulmuesi i Fagiano Okayama (Seria B japoneze) kapërcen Dahmen dhe shënon golin e vetëm dhe të fitores së Australisë.

Pjesa e dytë ishte shumë taktike: ‘Socceroos' përdorën një 4-4-1-1 dhe ndryshime në mbrojtje, ndërsa afrikano-veriorët sulmuan me katër lojtarë dhe morën kontrollin e fushës. Gjithsesi, Msakni pati shansin më të mirë për të barazuar, duke e detyruar Ryanin të ndërhynte në minutën e 71-të dhe të shpëtonte portën e skuadrës së tij. Presioni vazhdoi edhe në gjashtë minutat e shtesës, por ishte Australia ajo që u gëzua për një fitore të çmuar, e cila rihapi garën kualifikuese. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll