Sport

Kupa e Botës në flakë, një zjarr shpërtheu pranë stadiumit ku do të luhet Argjentinë-Meksikë

Në Lusail, në Katar, një zjarr ka rënë rreth 3.5 kilometra larg stadiumit ku do të zhvillohet mbrëmjen e sotme ndeshja mes Argjentinës dhe Meksikës.

26 Nëntor 2022, 15:36 Nga DOSJA

Kupa e Botës në flakë, një zjarr shpërtheu pranë

KATAR- Në Lusail, në Katar, një zjarr ka rënë rreth 3.5 kilometra larg stadiumit ku do të zhvillohet mbrëmjen e sotme ndeshja mes Argjentinës dhe Meksikës. Sipas Ministrisë së Brendshme të Katarit, një ndërtesë në ndërtim e sipër ka marrë flakë.

Tymi i zi i dendur u ngrit në qiell, i cili ishte i dukshëm nga një treg në qendër të Dohas, ndërsa tifozët e Kupës së Botës ndodheshin rreth dyqaneve dhe restoranteve. Nuk raportohet për të lënduar.

E.Ç (Dosja.al)

argjentina meksika

Sondazh

Poll