Politike

Zhbërje e marrëveshjes së 2008-s me Ramën, Berisha: Do ta vendosim me referendum

Berisha deklaroi se e rëndësishme është referendumi, të cilin e vendosin shqiptarët.

26 Nëntor 2022, 13:34 Nga A.B
Zhbërje e marrëveshjes së 2008-s me Ramën, Berisha: Do ta
Sali Berisha

TIRAN- I pyetur nëse do të zhbëhet marrëveshja e 2008-s me Edi Ramën për ndryshimet Kushtetuese në lidhje me sistemin elektoral Berisha u përgjigj se ajo kërkon ndryshme në Kushtetutë. Ditën e sotme, teksa ishte në një video live me qytetarët, Berisha deklaroi se e rëndësishme është referendumi, të cilin e vendosin shqiptarët.

'Kur do të zhbëhet marrëveshja e 2008s kërkon ndryshime Kushtetuese. Kemi marrëveshje me PL që të ndërmarrim nisma referendarëve por dua të theksoj këtu se themeli i gjithë kësaj që ndodh është grabitja e votës. Nëse vota do të ishte e lirë dhe të sigiroj që ato nene kushtetuese janë dhe në Spanjë dhe në Gjermani dhe Greqi. Çfarë kërkojnë ato, një sistem elektoral të përshtatshëm dhe votës së lirë, por sidoqoftë me referendum shqiptarët do të vendosin'- tha Berisha.

 

sali berisha

Sondazh

Poll