Politike

'Bankat pjesë e e-albania'/ Berisha: Rama ka synim t'i shtrijë duart e zeza mbi kursimet e qytetarëve

Berisha tha se nëse do ndodhte, kursimet e shqiptarëve do përfundonin në duart e hajdutëve. 

26 Nëntor 2022, 13:22 Nga A.B
'Bankat pjesë e e-albania'/ Berisha: Rama ka synim t'i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj sot pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale. Në një dalje live, kreu i PD u pyet dhe për lajmet që dolën në media se bankat do të bëhen pjesë e sistemit e-albania. Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama ka për synim që t'i shtrijë duart në kursimet e qytetarëve. Duke falenderuar bankat që nuk iu nënshtruan këtij veprimi, Berisha tha se nëse do ndodhte, kursimet e shqiptarëve do përfundonin në duart e hajdutëve. 

Kjo kërkesë e Edi Ramës, ka vetëm një synim që të shtrinte duart e zeza mbi kursimet e qytetarëve. Unë përshëndes bankat, që i rezistuan kësaj kërkese absurde. Nëse bankat do t’i kishin nënshtruar, miliarda kursime të shqiptarëve do kishin përfunduar në kontot e hajdutëve”- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll