Bota

Kurti zbulon se informacionet e ambasadorit Hovenierit për tensione në veri e bindën të firmosë për targat

Në një seri postimesh në Twitter, gazetari ka zbuluar disa deklarata të bëra nga Kurti ku së pari theksohet se ai ka pranuar kompromisin për çështjen e targave pasi është lajmëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier se situata në veri mund të përkeqësohej rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme.

26 Nëntor 2022, 11:42 Nga d.a.
Kurti zbulon se informacionet e ambasadorit Hovenierit për tensione në
Hovenier dhe Kurti

KOSOVË- Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në të cilën ai ka folur për arritjen e marrëveshjes për targat, situatën e tensionuar në veri si dhe procesin e integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Në një seri postimesh në Twitter, gazetari ka zbuluar disa deklarata të bëra nga Kurti ku së pari theksohet se ai ka pranuar kompromisin për çështjen e targave pasi është lajmëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier se situata në veri mund të përkeqësohej rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme.

"Kurti tha se ishte dakord për një kompromis në “krizën e targave” pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë se situata në veri të Kosovës “mund të përkeqësohet rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme. Ambasadori amerikan “ka më shumë informacione se unë për situatën në veri”.-shkruan ai.

Mrtens gjithashtu tregoi se Kurti i ka konfirmuar se Republika e Kosovës do të aplikojë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkim Evropian në muajin dhjetor të këtij viti.

“Kosova zyrtarisht do të aplikojë për anëtarësim në dhjetor”, ka shkruar Martens.

Martens tutje shkruan se kryeministri Albin Kurti në këtë intervistë ka treguar se ka bërë kompromis për çështjen e targave pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier se situata në veri të Republikës së Kosovës “mund të përkeqësohej rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”, raporton Gazeta Express.

 

michael martens albin kurti jeff hovenier

Sondazh

Poll