Bota

Postimi PREKËS i Mitsotakis: Para disa ditësh motra ime Katerina u diagnostikua me kancer në gji

Mitsotakis thekson se në Greqi ofrohet kujdes i shkëlqyer kundër kancerit” dhe ftoi të gjitha gratë e moshës 50 deri në 69 vjeç që të përfitojnë nga mamografia falas.

26 Nëntor 2022, 10:04 Nga A.B
Postimi PREKËS i Mitsotakis: Para disa ditësh motra ime Katerina u
Kyriakos Mitsotakis dhe motra e tij

GREQI- Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka ndrarë me të gjithë betejën që po kalon motra e tij Katerina, e cila u diagnostikua me kancer në gji. Mitsotakis thekson se në Greqi ofrohet kujdes i shkëlqyer kundër kancerit” dhe ftoi të gjitha gratë e moshës 50 deri në 69 vjeç që të përfitojnë nga mamografia falas, përmes programit “Fofi Gennimata”.

POSTIMI:

“Sot ndaj me ju një problem timin familjar sepse vjen për të kapërcyer një moment të vështirë njerëzor me një politikë publike. Fatkeqësisht, para disa ditësh motra ime Katerina u diagnostikua me kancer në gji. Megjithatë, për fat të mirë, tumori u zbulua herët, në mamografinë e saj parandaluese.

Tani fillon një aventurë e madhe. Katerina bëri kimioterapinë e parë pardje. Lajmin e pakëndshëm e ka përballuar me qetësinë dhe optimizmin e saj karakteristik. Dhe ajo ka të gjitha arsyet për të qenë optimiste sepse e zbuloi sëmundjen malinje në një fazë të hershme. Shkenca ka bërë përparime të mëdha në trajtimin e kancerit të gjirit dhe në vendin tonë ofrohet kujdes i shkëlqyer ndaj kancerit. Veç kësaj, është vërtetuar nga dhjetëra mijëra gra greke që dolën fitimtare nga kjo betejë.

E di që çdo kontroll shëndetësor na shkakton frikë ose hezitim. Por ai është i nevojshëm. Në fakt, për të gjitha femrat nga 50 deri në 69 vjeç, shteti ofron mamografi falas, përmes programit “Fofi Gennimata”. Përfitoni prej tij!

Në muajt e fundit ne kemi zbuluar tashmë më shumë se 3000 raste të kancerit të gjirit në një fazë të hershme, me një prognozë shumë të mirë trajtimi. Njëra prej tyre është Katerina…”

Burimi: Protothema.gr

kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll