Bota

Moti i keq përfshin Italinë, rrëshqitjet e dheut mbulojnë shtëpitë, 13 të zhdukur në Ischia, mes tyre dhe një foshnje

Sot në mëngjes rreth orës 5 një rrëshqitje dheu filloi nga pjesa e sipërme e Via Celario, e cila arriti në breg të detit në Piazza Anna De Felice. Rrëshqitja e dheut ka përmbytur disa makina të parkuara duke i tërhequr zvarrë drejt detit. 

26 Nëntor 2022, 11:08 Nga d.a.
Moti i keq përfshin Italinë, rrëshqitjet e dheut mbulojnë
Mot i keq ne Itali

ITALI- Dëme, përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Ischia, në zonën Casamicciola Terme, pas valës së motit të keq që goditi ishullin gjatë mbrëmjes së kaluar.

Sipas mediave italiane, sot në mëngjes rreth orës 5 një rrëshqitje dheu filloi nga pjesa e sipërme e Via Celario, e cila arriti në breg të detit në Piazza Anna De Felice. Rrëshqitja e dheut ka përmbytur disa makina të parkuara duke i tërhequr zvarrë drejt detit. Karabinierët e Ischia-s dhe mbrojtja civile në vend arritën të shpëtojnë një burrë i cili u përfshi nga balta. 

Por dyshohet se nga moti i keq mund të ketë viktima ku familja e një shoferi taksie është shpallur e zhdukur pasi balta ka mbuluar plotësisht shtëpinë e tyre e cila ndodhet buzë zonës së kuqe të tërmetit. Komanda e Karabinierëve nuk ka konfirmuar ende se ata kanë qenë viktima pasi këtë herë shpëtimi është aq i vështirë sa nuk kanë arritur ende në pikën e treguar ku mund të ketë njerëz të varrosur nën baltë.

Flitet për një familje të tërë të zhdukur, babai, nëna dhe dy fëmijët. Është familja e Gianluca Montit për të cilën nuk kemi më lajme. Ndërkohë që pranë shtëpisë së tyre është kushëriri i tyre me një vajzë 15 muajshe i cili nuk është gjendur ende.

permbytje ne itali mot i keq ne itali gianluca monti

Sondazh

Poll