Bota

FOTO- Burri vrau me sopatë bashkëshorten në Kosovë, ky është çifti, viktima me profesion mësuese

Motivi i vrasjes së gruas ende nuk bëhet i ditur.

26 Nëntor 2022, 09:29 Nga A.B
FOTO- Burri vrau me sopatë bashkëshorten në Kosovë, ky
Cifti Godeni

KOSOVË- Personat në foto janë çifti Godeni. Burri, Izet Godeni, i moshës 70-vjeçare vrau ditën e djeshme me sopatë të shoqen, Sadije Godenin. Kjo e fundit ishte me profesion mësuese. Pasi kreu vrasjen, i moshuari u vetëdorëzua në polici, e më pas vijuan procedimet për rastin në fjalë. 

NJOFTIMI I POLICISË:“VRASJE E RËNDË- Rr. Mark Isaku, Prishtinë 25.11.2022 – 02:00-04:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Njësitë relevante policore dhe një ekipet e mjekësisë ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga stafi përgjegjës i mjekësisë ligjore është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”

Çfarë dihet deri më tani për vrasjen:

70-vjeçari, Izet Godeni e ka vrarë me sëpatë gruan e tij 63-vjeçare, Sadije Godenin, në shtëpinë e tyre në rrugën “Mark Isaku”. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme. Pasi kreu krimin, i dyshuari u vetëdorëzua në Polici rreth orës 04:40.

Prokuroria ka thënë se motivi i vrasjes ende nuk bëhet i ditur, ndërsa ka paralajmëruar se do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

izet godeni kosove sadije godeni

Sondazh

Poll