Bota

Përleshje masive në Viti, katër të plagosur, tre të arrestuar dhe dy të shpallur në kërkim

Sipas njoftimit të policisë, pas përleshjes së ndodhur mes një grupi personash ka rezultuar se tre prej tyre kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në Prishtinë ndërsa një tjetër është dërguar në urgjencën e Gjilanit.

26 Nëntor 2022, 11:33 Nga d.a.
Përleshje masive në Viti, katër të plagosur, tre të
Foto ilustruese

KOSOVË- Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një përleshje fizike që ndodhi dje pasdite rreth orës 17:10 në Viti të Gjilanit.

Sipas njoftimit të policisë, pas përleshjes së ndodhur mes një grupi personash ka rezultuar se tre prej tyre kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në Prishtinë ndërsa një tjetër është dërguar në urgjencën e Gjilanit.

Policia e Kosovës në Gjilan, përmes një komunikate për media, njoftuan se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

“Në këtë rast katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore dyshohet nga mjete të forta. Një (1) nga të lënduarit është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan,  ndërsa tre (3) të lënduarit e tjetre për shkak të lëndimeve të pësuara janë transferuar në QKUK Prishtinë. Sipas mjekut kujdestar të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe janë arrestuar tre (3) të dyshuar kosovar ndërsa dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë janë në kërkim policor”, thuhet në komunikatë.

Ende nuk dihet shkaqet apo rrethanat e ngjarjes ndërkohë që për rastin është njoftuar dhe Prokuroria e Shtetit dhe po hetohet nga Policia e Kosovës Hetimet Rajonale në Gjilan.

policia e kosoves plagosje ne viti

Sondazh

Poll